Do të jetë një sfidë tepër e rëndësishme për titullin kampion, dhe trajneri Jurgen Klop dëshiron ta ketë “armën të mbushur plot”. Liverpuli do të ketë nevojë për të gjithë yjet në ndeshjen ndaj Çelsit në “Stemford Brixh” ditën e Vitit të Ri, porse problemi i madh është që Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të jenë të larguar në atë kohë për të luajtur në Kupën e Afrikës, përkatësisht me Egjiptin dhe Senegalin. Sipas rregullave, dy sulmuesit kryesor të të kuqve duhet të jenë në grumbullim me kombëtaret në Afrikë, ndërsa nisin ndeshjet në 10 e 11 janar. Gjithsesi, Klopi informon se ka bisedime të Liverpulit me dy federatat dhe mund të arrihet një marrëveshje që t’i lejojë Salahun dhe Manenë të jenë në ekip ndaj Çelsit. Gjithsesi, të kuqtë do të jenë pa dyshen në ndeshjet e mëpasshme në Premier Ligë ndaj Brentfordit e Kristël Palasit, si edhe ndoshta në dy ndeshje të Kupës dhe në gjysmëfinalen e mundshme të Kupës së Ligës.
Sfidanti.al