Plot 125 vjet më parë një skuadër e sapoformuar vishte një fanelë me ngjyrat bardhë e kaltër, të ndara përgjysmë në bluzë. Kjo skuadër ishte Liverpuli, e re për standardet e futbollit anglez, ku të vjetrit nisën të krijoheshin që nga 1855, 1867 dhe më vonë në 1878. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi të bëhej një nga më të shquarat në historinë e Anglisë dhe të Europës, dhe drejtuesit e sotëm të klubit kanë vendosur ta përkujtojnë themelimin e 1892-it duke i modeluar skuadrës fanelën e atëhershme.
Nuk do të jetë bluza e shtëpisë, pasi Liverpuli prej një jete ka fanelën e kuqe, por do të jetë uniforma jashtë fushe. Këtë vit, të kuqtë do të përkujtojnë 125-vjetorin e krijimit të klubit dhe uniforma historike u prezantua nga Vajnaldum, Karius, Henderson dhe Milner. Liverpuli është themeluar në 3 qershor 1892, pra sot mbushen plot 125 vjet. Ka fituar 18 tituj në Angli, 8 Kupa të Anglisë, 8 Kupa të Ligës, 15 Superkupa, 5 Champions, 3 Kupa UEFA dhe 3 Superkupa të Europës.
Sfidanti.al