Liverpuli jep 100 milionë euro për Daruin Nunjezin, por Benfika do më shumë

Të paktën bisedimet janë të “avancuara” dhe mendohet se gjithçka do të përfundojë në mënyrë pozitive. Sidoqoftë, nuk mund të flitet ende për “tym të bardhë” në operacionin për transferimin e sulmuesit Daruin Nunjez. Liverpuli e kërkon uruguajanin 22-vjeçar dhe Benfika nuk është kundër që kjo gjë të ndodhë, por kuptohet që kërkon sa më shumë. Klubi anglez jep 80 milionë euro menjëherë për kartonin e tij, si dhe rreth 20 milionë euro jepen pjesë-pjesë në bazë të klauzolave. Sidoqoftë, mediat portugeze shkruajnë se Benfika kërkon edhe më shumë. Sipas “O Zhogos”dhe “A Bolas”, të kuqtë ofruan fillimisht 70 milionë euro menjëherë dhe rreth 29 milionë euro si bonuse, por portugezët kërkuan ndryshimin e formulës. Nunjez mund të konsiderohet lojtar i Liverpulit.

Sfidanti.al