Liverpuli i kthehet “gjuetisë” për zonën Champions në Premier Ligë!

Fitorja 2-0 në “Sent Xhejmsis Park” ishte nga ato që mund të kthejnë përmbys një sezon, në këtë rast për mirë. Liverpuli arriti fitoren e dytë radhazi në këtë edicion të Premier Ligës, pikërisht në fushën e një rivali direkt për zonën Champions, duke qenë tani vetëm 6 pikë larg vendit të katërt e madje me një ndeshje më pak të luajtur. Daruin Nunjez dhe Kodi Gakpo shënuan golat, Mo Salah shërbeu asistin për rrjetën e dytë, ndërsa mungesa e Firminos, Zhotasë dhe Diazit nuk u ndje. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop e meritoi fitoren duke bërë më shumë edhe pse jashtë fushe, ndonëse edhe Njukasëlli u tregua luftarak. Të kuqtë kanë 35 pikë në vend të tetë me 22 ndeshje, Njukasëlli ka 41 pikë në vend të katërt me 23.

Sfidanti.al