Liverpuli e paska marrë me “yrysh”, do Belinghamin dhe Nunjeshin

Paratë u dashkan hedhur “lumë” dhe klubi që nuk ka bërë shpenzime të jashtëzakonshme, duke se do të detyrohet të ndryshojë. Kriza e këtij sezoni mesa duket i ka bindur pronarët e Liverpulit se trajneri Jurgen Klop duhet të forcojë skuadrën ndaj edhe lajmet nga mediat angleze janë që të kuqtë do të bëjnë gjithçka për të marrë yllin e Dortmundit, Xhud Belingham. Anglezi 19-vjeçar kërkohet edhe nga klube të tjerë në Angli, si dhe nga Reali i Madridit në Spanjë, e padyshim që do të kushtojë shumë, por Liverpuli duket i vendosur. Po ashtu, synohet Mateus Nunjes i Uolvesit, ndërsa Klopi i kërkon Roberto Firminos që të vazhdojë të luajë në “Anfild”.

Sfidanti.al