Ronaldo-Mesi zhvilluan ndoshta duelin e tyre të fundit!

Le të mos flasim para kohe, sepse të tilla ndeshje spektakli mund të mbahen sërish, por gjithsesi për moshën që kanë kampionët mendojmë gjithmonë për “këngën e mjelmës”. Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi ishin përballë njëri-tjetrin në shfaqjen për kënaqësinë e publikut në Riad të Arabisë Saudite mes Paris SG dhe një seleksioni të kryeqytetit. Fitoi PSG-ja 5-4 dhe Mesi shënoi një gol, ndërsa Ronaldo ia doli dy herë, njërën prej rrjetave me penallti. Të dy yjet u takuan në mënyrë të respektueshme përpara ndeshjes, dhe ndonëse nuk janë shokë, sërish e vlerësojnë njëri-tjetrin. Gola shënuan edhe Markinjos, Mbape, Ramos. Më pas erdhën zëvendësimet e Ronaldos, Mbapesë, Mesit dhe Nejmarit që humbi një penallti.

Sfidanti.al