E pranon se Barcelona është një rival i madh dhe padyshim i rrezikshëm, siç e tregoi finalja e Superkupës. Gjithsesi, Karlo Ançeloti beson se Reali i tij nuk është për t’u hedhur poshtë, përkundrazi. “Të gjithë e quajnë të vdekur Realin, – thotë italiani, – por, dimë të kthehemi. Edhe vjet patëm rënie në këtë kohë, pastaj ndryshuam”. Trajneri madrilen beson se vërtet tek Barcelona ka brez të ri me Pedrin, Gavin dhe Ansu Fatiun, por kështu ka edhe tek Reali. “Gjithë bota flet për Modriçin, Krosin dhe Benzemanë, – shprehet ai, – por, kemi të rinj që do ta marrin ekipin në dorë nga ata. Nuk është fund i ciklit, është nisja e një cikli të ri, periudhë kalimi nga një cikël në një tjetër”.
Sfidanti.al