Liverpul “magjik” me 10 lojtarë, Nunjez nderon “të kuqtë” në “frymën e fundit”

Liverpuli konfirmohet si një nga skuadrat pretendente për titullin në këtë sezon në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka gjetur forcat për të triumfuar ndaj një kundërshtari shumë të fortë në transfertë dhe me përmbysje, pasi fitoi 2-1 ndaj Njukasëllit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Gordon në minutën e 25-të të takimit dhe më pas një ndihmë ua dha edhe Van Dajk, i cili në minutën e 28 la skuadrën e tij me 10 futbollistë teksa doli me karton të kuq nga fusha e lojës. Por Klop gjeti si gjithmonë zëvendësimin e duhur teksa aktivizoi në minutën e 77 sulmuesin Darvin Nunjez. Këtij të fundit iu deshën vetëm 4 minuta në fushë për të gjetur golin e barazimit për skuadrën e tij Dhe në minutën e 93-të, ishte përsëri ai protagonist, kur pas një asisti të Salah, tundi edhe një herë rrjetën kundërshtare, për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës e cila ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 3 ndeshjeve të para.

 

sfidanti.al