Liga e Europës në rrezik, qeveria spanjolle nuk lejon Romën në Sevilje!

Pak ditë më parë u udhëtua normalisht dhe ishte me tifozë. Gjithsesi, ishte fjala për një ndeshje të kampionatit spanjoll, ndërsa tani as në Spanjë nuk lejohen tifozët në stadiume, madje nuk lejohet të vijnë as skuadrat nga Italia. Qeveria spanjolle deklaroi zyrtarisht se nuk lejon asnjë udhëtim nga vendi i Apenineve drejt Iberisë, në përpjekje për të frenuar epideminë e koronavirusit që ka goditur rëndë fqinjët.

Kjo do të thotë se skuadra e Romës nuk udhëtoi dot drejt Seviljes, për të luajtur ndeshjen e Ligës së Europës, në program këtë të enjte. Vendimi i Spanjës ishte një ndryshim i politikave të saj të deritanishme, pasi ndeshja e Championsit mes Valencias dhe Atalantës u luajt normalisht, ndonëse pa tifozë. Pritet që skuadra italiane të kualifikohet në tavolinë, nëse UEFA do të vendosë që të vazhdojnë kompeticionet europiane.

Edhe në Spanjë janë shtuar rastet e sëmundjes, dhe flitet për mbi 2 000 të infektuar, nga të cilët gjysma në Madrid, si dhe për dhjetëra jetë të humbura.

Sfidanti.al