Nuk është se pati shumë të papritura nga ndeshjet e fundit në Ligën e Europës, luajtur në orën 21:00. Skuadrat kryesore fituan, dhe suksesin më të thellë e pati Arsenali, me londinezët që shkatërruan 4-0 Standardin e Liezhit në “Emirejts” të Londrës. Me Hektor Bejerinin si kapiten, “topçinjtë” shënuan me anë të Gabriel Martinelit dy herë, Xhozef Uillokut dhe Dani Sebajosit. Po në grupin F, Frankfurti arriti fitoren e parë, 1-0 në Portugali ndaj Vitorias së Gimareshit.
Sukses edhe për Lacion, që pati në fushë dy lojtarë shqiptarë, Tomas Strakoshës dhe Valon Berishën, i pari i Shqipërisë dhe i dyti i Kosovës. Rena franceze u mund 2-1 me gola të Milinkoviç-Saviçit dhe Çiro Imobiles. Në grupin E, Sëlltiku mbajti vendin e parë me fitoren e pastër 2-0 ndaj rumunëve të Kluzhit.
Bien në sy fitoret e skuadrave spanjolle, me Seviljen që mundi 1-0 APOEL-in në fushën e vet, dhe Getafen që ia doli në Rusi ndaj Krasnodarit 2-1. PSV Ajndhoveni tregoi formën e mirë të skuadrave holandeze, pasi triumfoi 4-1 në Norvegji ndaj Rozenborgut.
Grupi A: Sevilja-Hapoel 1-0, Dudelanzh-Karabak 0-4. Renditja: Sevilja 6, Karabak 3, Dudelanzh 3, APOEL 0.
Grupi B: Lugano-Dinamo Kiev 0-0, Malmo-FC Kopenhagen 1-1. Renditja: FC Kopenhagen 4, Dinamo Kiev 4, Malmo 1, Lugano 1.
Grupi C: Krasnodar-Getafe 1-2, Trabzonspor-Bazel 2-2. Renditja: Getafe 6, Bazel 4, Trabzonspor 1, Krasnodar 0.
Grupi D: Rozenborg-PSV Ajndhoven 1-4, Sporting Lisbonë-LASK Linc 2-1. Renditja: PSV 6, Sporting 3, LASK 3, Rozenborg 0.
Grupi E: Sëlltik-Kluzh 2-0, Lacio-Renë 2-1. Renditja: Sëlltik 4, LAcio 3, Kluzh 3, Renë 1.
Grupi F: Arsenal-Standard Liezh 4-0, Vitoria Gimaresh-Ajntraht Frankfurt 0-1. Renditja: Arsenal 6, Standard 3, Franfurt 3, Gimaresh 0.
Sfidanti.al