Lewis Hamilton drejt Ferrarit

Në një kohë që të gjithë presim bombën e mrkatos nga futbolli, ajo vjen nga Formula 1. 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton do të realizojë ëndrrën e vjetër që është martesa me skuadrën nga Maranello. Duke nisur që prej vitit të ardhshëm, britaniku do të veshë tutën e kuqe për të nisur një aventurë të re me njëvendëshen italiane pas plot 10 viteve me skuadrën Mercedes GP ku ka fituar gjithçka të mundshme.  Verën e kaluar ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare që mesa duket nuk do ta zgjasë sërish pasi zërat që vijnë nga bota e Formula 1 janë shumë të qartë. Te Ferrari ai do të zëvendësojë spanjollin Carlos Sainz dhe do të bashkojë forcat me Charles Leclerc që të rikthyer Ferrarin te titulli që mungon që prej vitit të largët 2007. Mercedes dhe Ferrari nuk kanë bërë asnjë koment rreth zërave për një transferim të mundshëm të Hamilton në bokset e skuadrës italiane.

sfidanti.al