Usyk-Fury, promo emocionuese e duelit të 17 shkurtit

Një përballje që do të përcaktojë përfundimisht më të fortin e planetit. Dueli i dueleve në boks do të zhvillohet në datën 17 shkurt në Arabninë Saudite mes Usyk dhe Fury ku për herë të parë pas shumë vitesh, fituesi do të unifikojë 4 gjerdanët më të rëndësishëm të boksit profesionist. Përballja e milionave ku të dy llogaritet të arkëtojnë më shumë se 500 milionë dollarë, është reklamuar edhe nëpërmjet një spoti shumë të vecantë të quejtur “Ringu i zjarrtë”. Një promo me kaubojë, piratë dhe gladiatorë ku protagonist është edhe një nga aktorët kryesorë të serialit britanik, Peaky Blinders, Paul Anderson. Në rrjetet sociale kjo promo është bërë menjëherë virale ndërsa fansat e boksit janë të paduruar për të ndjekur ndeshjen e peshave super të rënda që do të vendosë në skenë një gjerdan të britanikut Fury dhe tre të ukrainasit Usyk i cili vetëm një vit më parë triumfoi ndaj Anthony Joshua.

sfidanti.al