Sulmuesi shqiptar, Rubin Hebaj zyrtarizohet në Arabinë Saudite te skuadra e divizionit të parë Al Orubah. Shkodrani së fundmi ishte pjesë e Andijon në Uzbekistan, aty ku shkëlqeu duke fituar edhe Topin e Artë falë 12 golave në 24 ndeshje. Tashmë, 25-vjeçari do të startojë një aventurë të re në Arabinë Saudite. Kujtojmë se në të kaluarën në Arabinë Saudite është aktivizuar edhe Sokol Cikalleshi.
sfidanti.al