Shumë pak lojtarë në historinë e futbollit ia kanë dalë të shënojnë më shumë sesa ai. Një Kristiano Ronaldo, Bican, Mesi, Pele, Pushkash, Romario apo Gerd Myler, sa për të renditur disa emra, ndërsa Robert Levandovski është aty pranë me më të mirët. Në karrierë, legjenda polake ka realizuar 596, pra i duhen edhe vetëm 4 që të ketë 600. Ai ka edhe 166 asistë, duke qenë një sulmues modern, ndërsa ka luajtur gjithsej 814 ndeshje. Në total ka 762 gola plus asiste, me një mesatare të jashtëzakonshme që tepër pak lojtarë mund ta kenë në histori, ndoshta vetëm një Lionel Mesi. Me golin e shënuar mbrëmë në fushën e Majorkës, Levandovski vendosi rekordin si lojtari që arrin më shpejt në 9 rrjeta në La Ligën e Spanjës, me vetëm 7 ndeshje. As Mesi dhe as Ronaldo nuk ia kishin dalë.
Sfidanti.al