Championsi i femrave, Vllaznia në “grupin e vdekjes” me Realin, Çelsin e PSG-në!

 

“Short i hekurt” për Vllazninë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve për femra. Pas ceremonisë së zhvilluar në Nion të Zvicrës, vajzat shkodrane janë vendosur në një grup me Realin e Madridit, Çelsin e Londrës dhe Paris Sen Zhermenin. Mediat europiane e cilësuan këtë short si “grupin e vdekjes”. Ndeshjet do të nisin në 19 tetor dhe do të përfundojnë në 22 dhjetor të këtij viti. Vllaznia u kualifikua për në këtë nivel pasi kaloi dy ture eliminatore, fillimisht ndaj një skuadre nga Sllovakia e pastaj një ekipi nga Ukraina. Kjo është hera e parë që një skuadër shqiptare që kualifikohet për në fazën e grupeve të Championsit, dhe i pari ekip shqiptar që hyn në 16 më të mirët në Europë që kur këtë e bëri Tirana në 1989.

Sfidanti.al