Tani ka 77 “goditje” duke qenë i kaluar vetëm nga legjendat si Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi. Robert Levandovski është vërtet një sulmues i veçantë në Champions dhe iu përgjigj menjëherë Karim Benzemasë që shënoi ndaj Sherifit dhe arriti në 72 gola. Polaku është në nivelin e 77 rrjetave të shënuara në mënyrë të jashtëzakonshme në vetëm 98 ndeshje me mesataren 0.79 gola për ndeshje (Mesi e ka 0.8, Ronaldo e ka 0.76). Bajerni fitoi 5-0 ndaj Dinamos së Kievit dhe sulmuesi 32-vjeçar realizoi dy të parët. Polaku ka tani 60 gola në 70 ndeshje në Champions për Bajernin, duke qenë rekordmeni bavarez, edhe pse nuk e ka mesataren e Gerd Mylerit (34 gola në 35 ndeshje). Me Bajernin ka një nivel të jashtëzakonshëm shënimi, pasi në vetëm 338 ndeshje ka shënuar 307 herë dhe mesatarja është 0.91 gol për ndeshje! Në total, në karrierë, ai ka arritur në 499 gola për ekipet e klubeve, pra i duhet edhe 1 për të arritur shifrën jubilare 500. Bashkë me Poloninë, arrin në 571 gola!
Sfidanti.al