Kumbulla nuk luan në fushë, por ama u jep leksione nxënësve!

Mbrojtësi shqiptar nuk është se nuk po djersitet tek Roma, dhe shpreson të gjejë formacionin sa më shpejt, ose sa më shumë minuta në fushë. Gjithsesi, për momentin trajneri i tij Zhoze Murinjo nuk po ia jep dorën, dhe Marash Kumbulla më shumë po del në faqet e gazetave për angazhimet sociale. Së fundmi, mbajti një leksion nëpërmjet internetit me nxënës të një shkolle në Romë (Institutit “Karol Vojtila”) duke i këshilluar sesi duhet të ushqehen. “Duhet të merrni sa më shumë fruta dhe perime, – thotë shqiptari, – sa më pak kek të ambalazhuar, tip molto (merendine për italianët)”.

Sfidanti.al