Pasi Mesit e Grizmanit, do ta humbasë Barcelona edhe Ansu Fatiun?!

Lojtarët sot kanë agjentë, të cilët janë tepër të fuqishëm sepse janë të specializuar për detyrën e tyre. Njerëz si Mino Raiola apo Zhorge Mendes shpesh janë më ndikues sesa vetë futbollistët, të cilët mund të dinë të luajnë bukur futboll, por jo edhe aq të mendojnë “bukur” për të firmosur kontrata. Antu Fati është njëri prej tyre, aq më tepër që është 17 vjeç, ndërsa ka kontratë me superagjentin Zhorge Mendes. Barcelona dëshiron t’i rinojë kontratën “margaritarit” të ekipit, por nuk mundet ta bëjë afatgjatë. Gjendja financiare nuk e lejon ndërsa mund të japë vetëm rreth 100 milionë euro rroga në një sezon. Nuk dihet nëse Fati dhe sidomos Mendes do të binden, ndërsa problemi më i madh është që presidenti Zhoan Laporta të ketë një projekt fitues, ndryshe 17-vjeçari që ka marrë fanelën e Mesit mund të largohet, ashtu si vetë Mesi apo Grizman, ndërsa më parë katalanasit larguan Suarezin.

Sfidanti.al