Levandovski, i pari në historinë e Championsit me 3-golësha për 3 ekipe!

Emrin e ka Robert dhe mbiemrin ia dinë të gjithë, por epiteti që i shkon më shumë është “legjendë”. Superylli polak, edhe pse 34 vjeç, vazhdon të tregojë sesi realizohet në konkurrimin kryesor të skuadrave në Europë. Levandovski bëhet i pari lojtar në historinë e Championsit që shënon 3-golësha për 3 ekipe të ndryshme, fillimisht me Dortmundin, pastaj për Bajernin dhe tani për Barcelonën. Jo vetëm kaq, por ai është i përfshirë në 107 gola në 107 ndeshje të Ligës së Kampionëve ku ka marrë pjesë, sepse ka 89 rrjeta dhe 28 asistë!

Sfidanti.al