Ka një mënyrë për të detyruar një klub që të pranojë dorëzimin, pra kur je një yll shumë i kërkuar mund të kërkosh një rrogë që ai klub nuk ta jep dot. Duket se kjo do të jetë taktika e Pol Pogbasë, të preferuarit (besohet) të Zidanit e të Realit, që i kërkoi Mançester Junajtidit një pagesë javore prej 500 000 paund stërlinash (mbi 580 000 euro).
Mediat britanike shkruajnë se klubi është gati të nisë bisedimet, por edhe që francezi e ka bërë të qartë pretendimin e tij. Zidan e ka shprehur qartë admirimin për Pogbanë, dhe ky i fundit është përgjigjur se do të ishte “ëndërr të luante tek Reali”, por Junajtid nuk ka ndërmend të dorëzohet. Kontrata e 26-vjeçarit vlen deri në 2021, dhe klubi planifikon ta rinovojë deri në 2024.
Për momentin, kampioni i botës fiton 300 000 euro në javë, por ai dëshiron të jetë barabar me Aleksis Sançezin, si lojtari më i paguar në skuadër. Trajneri Solskjer, besohet se, do të largojë disa lojtarë si Herrerën, Matën, dhe vetë Aleksis Sançezin, por jo Pogbanë, humbja e së cilit do të ishte një goditje për imazhin e Junajtidit dhe për projektin për t’u kthyer në majë të futbollit europian dhe anglez.
Klubi i “Old Trafordit”, ndërkaq, duhet të ruhet edhe nga Paris SG, që kërkon portierin David De Gea (besohet, edhe Reali është i interesuar). Drejtuesit kanë ngecur në bisedimet me spanjollin, i cili po ashtu si Pogbaja dëshiron të jetë lojtari më i paguar në klub. Lajmet janë që PSG është gati t’i japë De Geas një rrogë prej 350 000 paund stërlinash në javë, aq sa mendohet se ai kërkon.
Sfidanti.al