Leiçesteri fiton  titullin përsëri? Lineker heq edhe mbathjet në ekran

Geri Lineker, ish-futbollisti i njohur anglez, është bërë akoma më i famshëm me stilin e tij të komenteve si prezantues i BBS-së në emisionin “ Ndeshja e ditës”. Pas një basti të humbur, Lineker, u shfaq me mbathje në studio, pasi kishte humbur publikisht bastin për shkak të fjalës premtuese: “ Nëse Leiçester do të fitojë Premier Ligën, aëthere do ta prezantojë emisionin “ Ndeshja e ditës” vetëm me mbathje”.

Siç duket Lineker është ndjerë mrekullisht edhe me mbathje, si dikur në fushë kur shënonte për Anglinë, ngaqë goja akoma nuk është mbyllur: “ Nëse Leiçester e mbron titullin kampion duke e fituar përsëri, atëhere do ta shfaqem nudo..”

Një skenë që mund të mbetet një iluzion, sepse Leiçester është në vendin e 14-të në Premier Ligë, dhe shifra 14 tregon edhe distancën e pikëve nga Liverpuli.