Real Madrid dëshiron të mbajë në ekip Vinicius Junior, por asgjë nuk të thuhet me siguri, pasi në futboll asnjëherë nuk i dihet. Interesimi tepër i lartë nga klubet arabe kanë trembur jo pak Los Blancos, që në një situatë të tillë nuk duan të gjenden të papërgatitur. Nëse sulmuesi brazilian Vinicius largohet, atëherë klubi mbretëror ka gati 3 emra, që shihen si zëvendësues të mundshëm. Bëhet fjalë për Gyokores të Sporting, Leao të Milanit dhe Osimhen( kartonin e ka Napoli). Për momentin nuk mund të thuhet më shumë, me Real Madridin që do të bëjë vlerësimin e duhur, atëherë kur të jetë e nevojshme. Vinicius po zhvillon sezon pozitiv, ku në kampionat ka realizuar 11 gola.
sfidanti.al