Gjithnjë nëse fiton zgjedhjet presidenciale, por është diçka që duket se është e shkruar në mur që tani. Zhoan Laporta, sipas të gjitha gjasave do të jetë presidenti i ri i katalanasve, dhe sipas të gjitha lajmeve mediatike e ka ndarë mendjen se kë trajner do të marrë për skuadrën. i dashuruar me stilin e Pep Guardiolës, të cilin e bëri trajner të ekipit të parë duke e marrë nga ekipi i dytë, Laporta gjykon se duhet vazhduar me po këtë shkollë. Në timon duhet vënë ish-ndihmësi i Pepit, Mikel Arteta, edhe pse po kalon vështirësi tek Arsenali. Mediat spanjolle janë të sigurta se Laporta është një nga kandidatët e preferuar të Laportës për të zëvendësuar Ronald Kumanin, të cilin e mori në stol ish-presenti i larguar në fatkeqësi Bartomeo. Arteta është në vend të 10-të në Premier Ligë, 25 pikë prapa “profesorit” Guardiola, por Laporta është i bindur se ai thjesht po mëson në sezonin e tij të parë si trajner kryesor, dhe se do të jetë i përgatitur kur të vijë në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al