Laporta i jep “oksigjen” Barçës, 500 milionë euro hua nga “Goldman & Sahs”

Thuhet se pas kësaj do të jetë një jetë të qetë për 2 vjet, ndërsa gjendja financiare e klubit padyshim që do të ndryshojë. Barcelona vërtet ka mbi 1.1 miliardë euro borxhe, dhe nga këto mbi 700 milionë duhen paguar shpejt, por presidenti Zhoan Laporta është nga ata që mundet të dalë nga situata. Duke përfituar nga kredencialet e jashtëzakonshme të klubit katalanas, dhe nga zotësia e tij, Laporta mësohet se ka siguruar një hua prej 500 milionë eurosh nga banka amerikane (në të vërtetë, shumëkombëshe), “Goldman & Sahs” (Goldman & Sachs). Komentet janë që kjo hua është më e mirë sesa po të merrej nga banka të tjera, apo ndonjë konglomerat bankash. Presidenti katalanas e di mirë që në kushte normale, pra pa pandemi, Barcelona ka xhiro vjetore afër 1 miliardë euro, dhe me një menaxhim të mirë të tyre mund të “shërohet” gjendja financiare e tanishme.

Sfidanti.al