Euro 2020, Benzema drejt rikthimit te përfaqësuesja franceze

Karim Benzema duket se do të grumbullohet nga Didier Deschamps te përfaqësuesja franceze me rastin e Kampionatit Evropian të Futbollit. Pas 5 viteve që nga grumbullimi i tij i fundit me të gjitha polemikat , sulmuesi i Realit të Madridit pritet të veshë sërish fanelën e Francës, ndërkohë që Theo Hernandez do të grumbullohet për herë të parë.

Lista e të grumbulluarve për skuadrën kampione të botës nuk është bërë zyrtare ende, por media franceze po flet me shumë siguri. Është kjo një lëvizje e vlefshme padiskutim e ndërmarrë nga trajneri francez, që me një veprim të vetëm do të ketë në dispozicion 2 futbollistë të një niveli ndërkombëtar, që janë të motivuar pas muajsh e vitesh pikëpyetje për mos grumbullimin e tyre

Benzema, protagonist absolut i Realit të Madridit në këtë sezon, nuk është pjesë e përfaqësueses që nga evropiani i 2016 kur u la jashtë skuadre pas skandalit Valbuena që bëri një denoncim për shantazh për një video seksuale ku u përfshi edhe Benzema.Ndërsa Theo Hernandez do të jetë risia, me futbollistin e Milanit që ka bërë një sezon të shkëlqyer me kuqezinjtë, por që deri në këtë moment është injoruar gjithnjë nga Deschamps

Sfidanti.al