MotoGP, Rossi drejt akordit me Ducatin për skuadrën e re

Valentino Rossi dhe Ducati pritet të jenë sërish së bashku edhe pse në një formë krejt ndryshe në krahasim me disa vjet më parë. Në fakt, piloti dhe skuderia italiane e MotoGP janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, me Ducatin që do të furnizojë me motor skuadrën VR46 në MotoGP duke nisur nga viti 2022. Ajo që mbetet për t’u zgjidhur është cështja e pilotëve; favoritët për momentin duket se janë Luca Marini dhe Marco Bezzecchi

Valentino Rossi, gjatë fundjavës në Le Mans bëri të ditur se ishte në kontakt të vazhdueshëm si me Ducatin ashtu edhe me Yamaha, por tani duket se peshorja ka anuar nga ‘La Rossa’ me të cilën Rossi ka garuar në 2011-2012. Skuadra VR46 do të nisë nga partneriteti me Tanal Entertainment Sport&Media, një kompani e familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe do të sponsorizohet nga Aramco. Skuadra e Rossit do të marrë vendine Avintias me të cilën garojnë aktualisht Marini dhe Bastianini.

Bazat financiare ishin përcaktuar prej kohësh dhe më ditët e fundit u zgjidhën edhe detajet në aspektin teknik; cështjet e fundit do të mbeten ato të pilotëve, Luca Marini duket i destinuar që të konfirmohet, ndërsa kamoioni i botës në Moto2 duket se do t’ia lërë vendin Marco Bezzecchit, që ka dalë nga Akademia dhe aktualisht është në vendin e tretë në klasin e mesëm me Kalex të Sky Racing Team VR46.

Sfidanti.al