“Lamtumirë Setien, eja Nejmar; Kuman apo Poçetino për stolin?!

Trupa drejtuese e Barcelonës e ka marrë vendimin, dhe trajneri i tanishëm është i shkarkuar. Kjo ishte gjë e ditur, dhe thjesht mungonte zyrtarizimi, veçse cili do të pasojë Kike Setienin në stolin e katalanasve? Përpjekjet janë maksimale për Ronald Kumanin e Maurisio Poçetinon, dy trajnerë shumë të mirë, por që kanë nga një “kleçkë”. i pari mbetet me Holandën, dhe nuk do të donte që ta braktiste përpara finaleve të Europianit të verës së ardhshme. i dyti ka deklaruar me kohë se nuk do të jetë kurrë trajner i Barcelonës, pasi ka qenë tek Espanjoli. Çfarë do të ndodhë, pra, ndërsa Ksavi Hernandez nuk dëgjon të vijë? Ajo që po mendohet e që do të synohet, është një sulm i ri për Nejmarin. Barcelona do të bëjë çmos për të marrë brazilianin, pavarësisht kostove, për të bindur Mesin që të qendrojë, veçse nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Paris SG. Nëse francezët fitojnë Championsin, Nejmari nuk besohet se do të donte të largohej nga kampionët e rinj të Europës.

Sfidanti.al