Kush i pagoi 1 milionë euro për Dani Alves?

Çështja e Dani Alves vazhdon të mbetet e mbuluar nga misteri edhe pse tashmë ish-mbrojtësi është liruar në pritje për të mësuar vendimin e apelit pasi nga shkalla e parë u dënua me 4 vjet burg pasi rezultoi fajtor për perdhunimin e një vajze në Barcelonë. Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të hetojnë në lidhje me situatën që po përjeton Alves, kryesisht në lidhje me emrin e personit që pagoi 1 milionë euro garanci për ta liruar përkohësisht pasi një gjë të tillë refuzoi ta bënte familja Neymar. Për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshorten, të gjitha llogaritë e ish-mbrojtësit janë bllokuar por dikush pranoi të paguante shumën dhe për momentin ai njeri mbetet anonim nga frika e sulmeve mediatike dhe jo vetëm. Pak ditë më parë u përmend emri i Memphis Depay por stafi i sulmuesit e përgënjeshtroi, ndërsa një teori është se shumën e ka paguar revista braziliane “Quem” në këmbim të premtimit për një intervistë ekskluzive me Dani Alves.

sfidanti.al