Kush i merr vesh futbollistët e sotëm, Dibala përmend Barcelonën!

I lumtur tek Juventusi, i mikluar nga Mançester Junajtidi e Totenhemi, admirues i Barcelonës. Paulo Dibala i bën të gjitha, dhe është me fat për talentin që ka. Ylli i ri argjentinas bëri zgjedhjen e duhur verën e kaluar duke refuzuar klubet angleze, për të fituar sfidën me veten dhe me trajnerin Sarri, diçka që e bëri me sukses. Gjithsesi, një mendje tek Barcelona padyshim që e ka, siç e pohon se “kush nuk do të donte të luante për Barcelonën”.

Një derë e hapur është gjithnjë një zgjedhje e zgjuar, dhe futbollistët (edhe pse diçka më pak se trajnerët) janë me valixhe nëpër duar. Për momentin, Dibala është i kënaqur me fanelën e madhe që mban të veshur, stërkampione e Italisë, dhe pretendente për Championsin. Por, ai do të donte ta fitonte Championsin, dhe nëse do të bindet që me Juven nuk do t’ia dalë, pse jo do të zgjidhte Barcelonën apo Realin e Madridit.

Sfidanti.al