Tenisi mund të rinisë sezonin nga Cincinnati

Sezoni i tenisit profesionisit, që aktualisht është i pezulluar deri në 31 korrik mund të rinisë shumë shpejt, pas pauzës së gjatë të shkaktuar nga pandemia. Drejtuesit e ATP kanë organizuar një mbledhjeje nëpërmjet videos me futbollistët pasditen e kësaj të mërkure për t’i informuar për vendimet që duket se janë marrë dhe që shumë shpejt do të bëhen publike

Të tjera takime do të zhvillohen gjatë javës për të përcaktuar fatin e turneve amerikanë që arrijnë kulmin me US Open. Vendimet që do të merren do të influencojnë edhe për pjesën e mbetur të sezonit në fusha me dhe duke nisur nga Roma e deri te Roland Garros me këtë të fundit që për momentin është vendosur të zhvillohet në 20 shtator-4 tetor, por që mund të shtyhet me 1 javë.

Ndërkaq flitet edhe për një spostim të Mastersit të Cincinnatit në New York, një propozim që duket  është bërë nga USTA në drejtim të ATP dhe WTA. Ideja e USTA është që të bashkojë tenistët dhe tenistet në një vend për të lehtësuar aspektet ligjore që kanë të bëjnë me karantinimin dhe për të kufizuar udhëtimet, afërsisht si ajo që do të bëjë NBA. Në këtë mënyre, turneu Masters I Cincinnatit do të zhvillohet në datat e përcaktuara që në fillim 17-23 gusht duke evituar rrezikun e anulimit.

Sfidanti.al