Kur e thotë edhe mami, Mbape nuk rinovon me Paris SG!

Reali i Madridit mund të jetë i lumtur, ose ndoshta mund ta ketë ditur që më parë. Kilian Mbape nuk ka ndërmend të rinovojë me Paris SG, dhe kjo do të thotë thuajse largim automatik verën e ardhshme. “Deili Meil” shkruan se nëna e Mbapesë, Fajza Lamari, ka nisur bisedimet me madrilenët, pasi ajo është njëkohësisht edhe agjente e të birit. Operacioni i presidentit Florentino Perez thuhet se mund të arrijë deri në 400 milionë euro, ku përfshihet pagesa për kartonin e sulmuesit 20-vjeçar si dhe rroga që do të duhet të marrë kampioni i botës në “Santiago Bernabeu”.

Natyrisht, shpenzimi do të jetë tepër i madh pasi PSG ka kontratë me Mbapenë deri në 2022, ndërsa Reali mesa duket nuk dëshirontë presë më shumë se kaq. Verën e kaluar, çdo përpjekje dështoi, ndërsa sulmuesin e pëlqeu edhe Liverpuli, por trajneri Zidan do të kërkojë të forcojë skuadrën, tani që sulmuesi Benzema do të mbushë 32 vjeç, dhe që sulmuesi Luka Joviç, i ardhur nga Frankfurti nuk po arrin të përshtatet.

Sfidanti.al