Pak ditë më parë, trajneri i Francës u shpreh i shqetësuar për gjendjen fizike dhe ngarkesën psiqike të Kilian Mbapesë dhe bëri një thirrje publike që sulmuesi 23-vjeçar të kursehej sadopak në ekipin e klubit. Kjo thirrje ishte për trajnerin e Paris SG, Kristof Galtie, edhe pse në mënyrë elegante, pra që “nëse është e mundur, të mos e aktivizojë gjithmonë Kilianin”. Kjo, për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim apo mbilodhje në mënyrë që Mbapeja të jetë në maksimum gjatë Kupës së Botës. Nuk dihet se çfarë do të bëjë Galtieja, por trajneri i Realit, Karlo Ançeloti u ngacmua për këtë temë dhe dha një përgjigje. “Unë nuk i marr në telefon trajnerët e kombëtareve, – tha ai, – janë ata që më telefonojnë mua. Nuk kam dëshirë t’i shqetësoj. Me ta flas përpara grumbullimeve, por jo gjatë grumbullimeve”.
Sfidanti.al