Trajneri Graham Poter nuk u duk plotësisht i bindur nga sulmuesi i ri shqiptar, dhe vendosi që ai ta niste nga stoli sfidën e Premier Ligës. Armando Broja u aktivizua sërish, veçse në minutën e 75-të dhe dha ndihmën e tij që Çelsi të fitonte 2-1 në fushën e Kristël Palasit, në një ndeshje të vështirë. Ishte Gallaher, lojtari më i mirë i Palasit sezonin e kaluar, që shënoi golin e fitores ndërsa sulmuesi kuqezi 21-vjeçar shtoi fuqinë ofensive të Bluve të Londrës duke i bërë më shumë presion vendasve. Suksesi ishte i rëndësishëm, ndërsa Broja shpreson që ta shtojë minutazhin në të ardhmen.
Sfidanti.al