Gjithçka ndodhi shpejt, sa hap e mbyll sytë, dhe përfundimi e pati emrin Romë. Marash Kumbulla e bëri hapin e radhës në karrierë duke marrë përshëndetjen e lamtumirës nga Verona “erdhë fëmijë e u largove burrë”, ndërsa këtë të shtunë shpëtoi nga një hall. Nëse do të kishte qenë gati për të luajtur sot, ai do të kishte qenë në fushë për Romën pikërisht ndaj Veronës, madje në stadiumin “Bentegodi” që deri dje ishte shtëpia e tij. Gjithsesi, mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë i dëmtuar, ndaj edhe nuk është në formën maksimale. Ai duhet ta nisë ndeshjen e orës 20:45 nga stoli, dhe duke pasur parasysh rolin që ka, do të jetë shumë e vështirë që të hyjë në fushë si zëvendësues.
Sfidanti.al