Kthimi i Milot Rashicës dhe fitorja e Verderit!

Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës tashmë e ka lënë dëmtimin pas, dhe prania e tij në fushë po ndikon fuqimisht. Me Milot Rashicën në formacion, Verderi i Bremenit arriti një fitore të madhe në Bundesligë, 2-1 në fushën e vet ndaj skuadrës ndoshta më në formë të kampionatit për vitin 2021. Edhe pse nuk shënoi gol, shqiptari i Kosovës ishte tepër i rëndësishëm dhe aktiv, duke dhën asistin e golit të barazimit 1-1 në 47’, shënuar nga Gebre Selasi. Ishte një pasim maestral i shqiptarit të Kosovës që krijoi kushtet që kapiteni të shënonte.

Në 34’ Rashica goditi shtyllën, por nuk arriti dot të barazonte. Një aksion i shkëlqyer i tij që përfitoi nga një gabim, pastaj dribloi japonezin Hasebe e më pas Hinteregerin, duke goditur traun e portës së Frankfurtit. Një aksion shumë i bukur personal, shkruajtën mediat gjermane. Në 28’, Rashica ishte pozicion jashtë loje në një aksion ku u shënua goli i barazimit, por që pastaj u anulua. Pranë fundit, në 86’, Rashica doli nga fusha i zëvendësuar nga Mbom. Me këtë fitore, Verderi ka 26 pikë në 22 javë, duke qenë 8 pikë mbi zonën që të zbret nga kategoria ose të detyron të luash plej aut me një ekip të Bundesligës së dytë.

Sfidanti.al