Kroos e pranon: Marciniak veproi gabim

Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që shkaktoi shumë polemika në gjysmëfinalen e Championsit të fituar 2-1 kundër Bayern Munich. Dygolëshi i Joselut i dha Realit fitoren dhe kalimin në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor), ndërkohë që bavarezëve iu anulua goli i De Ligt në sekondat e fundit. Gol që do të dërgonte takimin në shtesë. Polaku Marciniak vërshëlleu menjëherë sapo anësori ngriti flamurin për pozicion të parregullt. Që në fakt nuk ishte i tillë.

Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti. Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit. Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor. Ai sinjalizoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit. Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh mesfushori i madh gjerman. Reali i Madridit do të përballet me Borussian e Dortmundit në finalen e edicionit 2023/2024 në Champions League.

 

sfidanti.al