Krizë “flamujsh” në “Anfild”, anësori mbrëmje më e keqe se Roma

Nuk kishin kaluar as 5 minuta kur një pjesë e publikut në “Anfild” shpërtheu me të qeshura dhe duke u tallur. Pati arsye, sepse gjithë dramaticiteti i gjysmëfinales së Championsit u shkatërrua nga një moment thuajse qesharak. Njëri nga arbitrat anësorë pati një mbrëmje për t’u harruar sepse flamuri i tij u thye ndërsa ai po përpiqej që ta përdorte për të sinjalizuar gjatë takimit.

Jo vetëm kaq, por anësori u detyrua të vraponte para e mbrapa, vetëm me shkopin pa flamur, ndërsa gjyqtari i katërt u përpoq që ta sistemonte këtë problem. Më në fund, gjyqtari i katërt ia doli ta ngjiste flamurin me shkopin dhe anësori u kthye sërish në “punë”, duke anuluar me të drejtë golin e shënuar nga Sadio Mane, për pozicion jashtë loje.

Sfidanti.al