Me dhjetëra fugonë policie ishin vendosur pranë stadiumit “Anfild” të Liverpulit, ndërsa masat e sigurisë ishin shumë të forta për të mos lejuar incidente si ai që ndodhi me autobusin e Mançester Sitit në ndeshjen çerekfinale të Championsit.
Edhe këtë herë pati një histori të tifozëve me autobusët, por jo me ata të Romës apo të skuadrës vendase. Me dhjetëra prej përkrahësve liverpulas iu vërsulën njërit prej fugonëve të verdhë të policisë, veçse jo për ta shkatërruar, veçse për ta përdorur si tribunë, duke u ngjitur e duke u ulur mbi “çatinë” e tij, ndërsa prisnin të kalonin autobusët e ekipeve për në stadium.
Sfidanti.al