Bajerni ka frikë, por s’tregon : Ronaldo … “vrastari” i ekipeve gjermane!

Bajerni që do të ndeshet sot , në gjysmëfinale të Champions-it, me Realin e Madridit, është i çlirët, pasi, tanimë, ai e ka siguruar titullin e kampionit të Bundesligës. Por, megjithatë, në ndeshjen me klubin “mbretëror”, bavarezët do të kenë përballë problemin më të madh të klubeve gjermane – Kristiano Ronaldon!

Golashënuesi më i mirë i Realit, Ronaldo, ka shënuar 26 gola në 22 ndeshjet që ai ka zhvilluar kundër ekipeve gjermanë ose, po të “përkthehet”, do të thotë mesatarisht 1,18 gola për ndeshje. Për më tepër, duket se klubi bavarez është viktima më “e dashur” e futbollistit portugez që në gjashtë duelet e deritanishëm ka shënuar 9 (nëntë) gola. Po ashtu, Ronaldo ka shënuar shtatë gola kundër Borusias së Dortmunit dhe Shalkes 04, ndërkohë që ka tundur tri herë rrjetën e portës së Volfsburgut.

Sfidanti.al