Kristiano Ronaldo dhe tabuja San Siro; asnjë gol i shënuar në Milano

Nga goli i parë si profesionist me Sporting deri tek ai i fundit ndaj Mancester Junajtid kanë kaluar 16 vjet. kristiano ronaldo në karrierën e tij ka shënuar 666 gola klundrejt skuadrave kundërshtare dhe këtë po e vazhdon edhe te juventusit. në itali, portugezio tashmë ka marrë vëmendjen e të gjithëve, por edhe ai e ka një tabu për të thyer dhe ajo e ka emrin stadiumi ‘Giuseppe Meazza’, por për të gjithë njihet San Siro.

Kristiano Ronaldo nuk ka mundur të shënoj as edhe një gol në impiantin milanez edhe pse i ka pasur 5 mundësi; 3 kundër Milanit dhe 1 kundër Interit këtyre i shtojmë edhe 1 finale të Ligës së Kampioneve. Është kjo dicka e cuditshme për një futbollist si Ronaldo që është mësuar të shënojë në cdo stadium, por jo në atë që përkufizohet ‘La Scala e Futbollit’ ku kundër Gatuzos ka vuajtur jo pak kur trajneri aktual i Milanit ishte në fushën e lojës.

Në Ligën e Kampioneve të vitit 2005, Milan mundi Mancester Junajtid të Ronaldos si në Angli ashtu edhe në Milano dhe portugezi nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm. Po kështu edhe në 2007 me Milanin që përmbysi humbjen në Old Trafford me fitoren e pastër 3-0 në Milano me Gatuzon që nuk e lejoi Ronaldon të hyjë në lojë. Në 2010 Ronaldo u përball me Milanin por këtë radhë me fanelën e Realit të madridit, sfidë që u mbyll 2-2.

Në vitin 2008, kur ishte ende pjesë e Mancester Junajtid, Ronaldo luajti kundër Interit në San Siro, sfidë që u mbyll 0-0. ndërsa në  finalen e Ligës së Kampioneve 2016, Ronaldo teknikisht nuk shënoi në derbin me Atletikon, por në fund Reali arriti të ngrejë trofeun falë penalltisë vendimtare të shënuar prej tij në serinë e gjuajtjeve nga pika e bardhë, dhe ishte pikërisht ky rasti i vetëm kur Ronaldo dërgoi topin në rrjetë në San Siro.

sfidanti.al