Shnajder, dygolësh dhe karton i kuq; del nga fusha e lojës i tërbuar

Ndeshja mes Al Garafës dhe Katar SC filloi mirë dhe përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për Uesli Shnajder. mesfushoir holandez u bë protagonisti si në aspektin pozitiv, ashtu dhe në atë negativ për skuadrën e tij Al Garafi pasi fillimisht vendosi fatin e ndeshjes me dy gola të shënuar, ndërkohë që më vonë u ndëshkua edhe më një karton të kuq.

Kjop bëri që Shnajder të nervozohej jashtë mase dhe të dalë nga fusha e lojës shumë i zemëruar dhe duke iu hakërryer arbitrit. Nervozizmi i tij ishte aq i madh sa  e bëri Shnajderin të deklarojë: ‘Nuk luaj më në Katar’.

sfidanti.al