Reali i Madridit nuk e harron mauro Ikardin. Klubi merenges ka shfaqur sërish interesin për sulmuesin e Interit dhe po mendon të bëjë një tentativë për blerjen e tij në merkaton e muajit janar. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, ka caktuar një fond prej 200 milionë Eurosh që duket se do të përdoret vetëm në ofensivën për Ikardin.
Por pengesat në arritjen e këtij objektivi për Realin e madridit nuk janë të vogla. Ikardi ka në kontratën me Interin një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 110 milionë euro, klauzolë që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, por e paaplikueshme për momentin. LKjo e bën shumë te lehtë të imagjinosh se Reali i madridit do të kërkojë të ofrojë 150 milionë euro për kartonin e Ikardit ndërkohë që për të është përgatitur kontrata me një pagë mbi 10 milionë euro në sezon.
Kjo ofensivë e Florentino Perez mund të shtyjë Ikardin që të kërkojë rinovomin e kontratës me Interin të shoqëruar me rritje të pagës, duke qenë se dëshira e tij është që të qëndrojë te klubi milanez. Paga e tij është 4.5 milionë Euro në sezon dhe Ikardi mund të rrisë presionin për të përfituar një pagë që të jetë në të njejtin nivel si ata të lojtarëve më të mirë që janë në qarkullim.
sfidanti.al