U bë zhurmë e madhe në Gjermani që Karl-Hajnc Rumenige nuk po jepte kontratën e merituar Hansi Flikut, por më në fund Bajerni u bind. Trajneri i bavarezëve ka akord nga 2019 deri në 2023, dhe drejtuesit janë shumë të kënaqur me të. Ish-ndihmësi i Niko Kovaçit ëshë në pozita më të mira sesa rivali i tij, Lysien Favre i Dortmundit, që e ka nisur punën një vit e ca më herët (2018), por të cilit kontrata i përfundon vitin e ardhshëm, në 2021. Ashtu si Favre është edhe Adi Hyter i Frankfurtit, Nagelsmani i Lajpcigut i ngjan Flikut, ndërsa Verderi vazhdon traditën duke mbajtur trajnerin Florian Kohlfeld nga 2017, të paktën deri në 2023.
Njerëz të suksesshëm mund të quhen Marko Roze në stolin e Mynshengladbahut (2019-2022), Urs Fisher i Unionit të Berlinit (2018-2021) apo Peter Bosh i Leverkusenit me kontratë në 2018-2022. Gjithsesi, askush nuk mund të krahasohet me “babagjyshin” Kristian Shtrajh të Frajburgut. Ai e ka nisur punën në 2011, dhe kontratës së tij nuk i dihet fundi. Bravo, Frajburg, të lumtë Shtrajh, po ktheni kohën e Fergusonit.
Sfidanti.al