Konte do Murielin për Championsin, por a mund t’i japë Inter 30 milionë?!

Njeriu për “kërcimin cilësor” është identifikuar dhe ky është sulmuesi i Atalantës. Luis Muriel është dëshira e madhe e Antonio Kontes për Interin e tij, që të vazhdojë sezonin e ardhshëm me synimet maksimale. Përtej fitores së mundshme të titullit në Serinë A këtë edicion, zikaltërve do t’u kërkohet një fushatë e suksesshme në Champions, jo siç ndodhi këtë herë kur u eleminuan në grup. Konte e di se i duhet më shumë cilësi, për ta pasur në krah të Lukakut, Lautaros, Hakimit apo Barelës dhe Muriel është i duhuri. Kartoni mund të kushtojë 25-30 milionë euro ndërsa nuk dihet nëse Interi do t’i ketë paratë për shkak të problemeve financiare të aksionerëve dhe dështimit të shitjes së klubit.

Sfidanti.al