Konte bind Interin që të shkelë rregullat për Arturo Vidalin!

Një rregull duhet respektuar që të ketë rregull, por edhe një përjashtim nga rregulli e forcon këtë të fundit edhe më shumë. Ky ishte argumentimi që Antonio Konte përdori ndaj drejtuesve të Interit për të marrë me patjetër Arturo Vidalin nga Barcelona. Presidenca zikaltër kishte vendosur një vizë të rreptë për lojtarë me moshë të madhe, si jo të përputhshëm me projektin e klubit, por Konte i bindi se projekti është i dyfishtë, afatshkurtër dhe afatgjatë.

Afatshkurtër sepse Interi kërkon titullin kampion që këtë vit, ndaj edhe lojtarët i duhen për MOMENTIN. Vidal është njeriu i duhur sipas trajnerit, dhe Interi është bindur për të paguar 40 milionë euro për ta marrë mesfushorin kilen. Konte është ankuar se Interi ka pak lojtarë për të përballuar sezonin, ndaj edhe ky është defekti më i madh për t’u ndrequr. Përveç Vidalit, kërkohet edhe një sulmues, që mund të jetë Jorente ose Zhiru.

Sfidanti.al