Një trajner që e di se çdo të thotë se ç’është pathyeshmëria, mund të vlerësojë dhe të bëjë një parashikim. Arsen Vengeri, strategu i Arsenalit që e mbylli pa humbje Premier Ligën në 2003-2004, i bëri një kompliment Liverpulit të kolegut të tij Jurgen Klop. Francezi, që tani është pensionuar nga profesioni, vlerësoi lart të kuqtë, kryesues të kampionatit anglez. “Liverpuli ishte shumë pranë arritjes së qëllimit vitin e kaluar, – tha Vengeri, – ishte pranë titullit, dhe mbylljes së kampionatit pa humbur asnjë ndeshje. Këtë sezon janë ende të pathyeshëm dhe kanë mundësi ta mbyllin Premier Ligën kështu”.
Gjithsesi, Vengeri theksoi se objektivi kryesor i Liverpulit mbetet tjetër. “Futbollistët e Klopit nuk kanë frikë të humbasin, dhe kjo është gjë e madhe, askush nuk mund t’i ndalojë ata në këtë moment. Gjithsesi, ata e kanë mendjen së pari tek fitimi i titullit, dhe nuk mendojnë asgjë tjetër”. Liverpuli ka 55 pikë në renditje ndaj 42 të Leisterit të vendit të dytë, ndërsa ka humbur vetëm 1 pikë, në barazimin 1-1 në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al