Modelet e “prodhimeve vendase” nuk janë gjithnjë të mundshëm dhe në modë, por gjithsesi, janë diçka shumë emocionuese, që do të thotë kulmi i suksesit për çdo klub. Kush harron Ajaksin e disa brezave radhazi, klasin 1922 të Mançester Junajtidit dhe padyshim “ajkën”, brezin e Mesit, Ksavit e Iniestës nga “La Masia” e Barcelonës. Bajerni ka pasur gjithashtu brezat e vet, por sot i vetmi i lindur në Mynih që luan për bavarezët është mbrojtësi David Alaba.
Sidoqoftë, duket se investimi prej 70 milionë eurosh, i bërë nga klubi në 2017, po jep fryte pasi disa talente të tjerë po afrohen në skuadrën e parë. Xhoshua Zirkze është pranë, më herët ishte Xhoshua Kimih, ndërsa priten Krisian Fryhtl, Leon Dajaku apo Sarpret Sing. “Zirkze dhe Sing duhet të jenë shembull për të tjerët, – thotë trajneri i të rinjve, Johen Zauer, – ata janë edhe shpërblim për punën e bërë nga trajnerët, fizioterapistët, mjekët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të klubit. Gjithsesi, vetëm talenti nuk mjafton, qoftë përgjithësisht në futboll, por sidomos tek Bajerni, pasi duhet shumë punë. Varet nga vetë lojtarët, por nëse punojnë shumë mund të arrijnë në skuadrën e parë”.
Sfidanti.al