Antuan Grizman është shumë I apasionuar pas kuajve dhe francezi ka bërë një hap më shumë në këtë passion të tij teksa së bashku me të atij Alen, krijoi një kompani me kuaj garash. Vetë sulmuesi I Barcelonës e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku I bëri jehonë një lajmi të publikuar në median franceze në lidhje me ndërmarrjen e tij në botën e hipizmit.
Ferma me kuajt e garave të Grizmanit do të quhet ‘Écurie Griezmann’ dhe do të ketë një capital fillestar prej 100 mijë Eurosh që do t’I japë mundësi sulmuesit që të konkurrojë në lokalitetin francez Makon, ku ka edhe zyrat qendrore të tij
Grizman I kishte disa kuaj në pronësi të tij dhe këtë pasion të tij për këtë lloj kafshe e ka edhe futbollisti tjetër I Barcelonës Arturo Vidal që ka fermën e tij në vendlindjen e tij në Kili.
Sfidanti.al