Kombëtarja, gati “lufta” me Kosovën për 4 futbollistë!

Këto vite kanë qenë tepër të rëndësishëm. Kombëtarja kuqezi nuk mund të mendohej pa futbollistët nga Kosova të paktën prej 20 vitesh dhe me shumë prej tyre arriti kualifikimin në Euro 2016, veçse tani gjërat kanë ndryshuar. Gjithsesi, edhe pse Kosova ka përfaqësuesen e saj, sërish ekziston mundësia që shqiptarë me origjinë prej saj të mund të veshin fanelën e Shqipërisë, dhe duket se do të kemi emra të rinj. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se synohet të përfshihen në kombëtare 4 futbollistë nga Kosova. Njëri prej tyre duket se do të jetë Mirlind Daku, i cili është njëri nga shënuesit më të mirë në Ligën e Parë të Sllovenisë. Sulmuesi 25-vjeçar shënoi dy herë për Murën në ndeshjen e vështirë ndaj Mariborit, fituar 2-1 pikërisht me golat e tij. Daku ka 13 rrjeta, një më pak sesa Vipotnik i Mariborit që kryeson renditjen e Këpucës së Artë. Për momentin, nuk jepen emrat e tre lojtarëve të tjerë që mund të marrin pasaportën shqiptare.

Sfidanti.al