Tjetër fitore për Miluoki, Lejkërs hyn në zonën plej-of

Vazhdon pa pengesa rruga e Miluokit drejt sigurimit të vendit të parë në Konferencën e Lindjes dhe pse jo drejt titullit kampion në NBA. Baks morën një tjetër fitore, duke kaluar 134-123 Orlandon në një ndeshje me të vërtetë emocionuese. Pa Janis Atentokoumpo, njeriu i suksesit për Miluokin ishte Xhoel Entoni. Qëndra mori rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 39 pikë. Kjo ishte fitorja e 47 për Baks në sezonin e rregullt të NBA, që i lejon ata të mbajnë vendin e parë në Lindje.

Një sukses të rëndësishëm në misionin për të siguruar një vend në play-off siguroi Los Anxheles Lejkërs. Kalifornianët mundën Memfis me rezultatin 112-103, falë paraqitjes së shkëlqyer të Entoni Devis. Me LeBron Xhejms të dëmtuar, ai mori sërish në krahë skuadrën e tij me dy shifra dopjo 30 pikë dhe 22 topa të kapur në tabelë. Me këtë fitore, Lejkërs hynë për herë të parë në këtë sezon në zonën e play-off. Në mbrëmjen e fundit të NBA, ka vijuar edhe seria pozitive e Filadelfias, që mori fitoren e pestë radhazi, këtë herë kundër Minesotës me rezultatin  94-117. Edhe një herë vendimtar Xhoel Embid, me basketbollistin nga Kameruni që realizoi 39 pikë për skuadrën e tij. Ky sukses i lejon Filadelfias të afrohet me vendin e dytë në Konferencën e Lindjes që për momentin mbahet nga Boston.  Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në basketbollin amerikan, fitore siguruan Oklahoma, Dallas, Sharlota dhe Bruklin Nets.

Sfidanti.al